Keni të njëjtat mendime me shoqen tuaj të ngushtë? Epo ja përse ndodh kjo – AlpeGossip
Keni të njëjtat mendime me shoqen tuaj të ngushtë? Epo ja përse ndodh kjo

Keni të njëjtat mendime me shoqen tuaj të ngushtë? Epo ja përse ndodh kjo

Nëse keni pyetur ndonjëherë veten se përse ti dhe shoqja apo shoku yt i ngushtë keni të njëjtat mendime? Çdo gjë ndodh sepse ju jeni duke shkëmbyer të njëjtat valë të trurit.

 

New York Times raporton se një studim i ri sugjeron se truri i shokëve dhe shoqeve të ngushta është shumë i ngjashëm kur vjen puna tek perceptimi që i bëhet gjërave. Në studim kanë marrë pjesë shumë grupe shoqërore të cilët kanë parë dhe komentuar një seri me video të shkurtra të cilat kanë treguar situata të ndryshme.

Duke mbikqyrur skanimet e trurit, shkëncëtarët vunë re se format e përgjigjeve të neuroneve të stimuluara nga videot e treguara ishin të ngjashme tek dy persona që ishin shokë të ngushtë. E kundërta ndodhi tek dy persona që nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Këto prova ishin aq të forta sa shkencëtarët mund të dilnin në perfundime të shpejta duke u bazuar vetëm tek skanimet e trurit.

“Rezultatet na sugjerojnë se miqtë kanë ngjashmëri në mënyrën se si e perceptojnë botën rreth tyre”, tha Carolyn Parkinson, një shkencëtare e Universitetit të Kalifornisë, Los Angeles.

Rezultatet nuk tregojnë specifikisht çfarë sjellje apo opinionesh individët kanë, por diçka mund të thuhet me siguri, ne e zgjedhim shoqërinë për një arsye.