TË GJITHË NË KËMBË PËR GJONIN/ I riu shqiptar mahnit jurinë e “The Voice” në Francë (VIDEO) – AlpeGossip
TË GJITHË NË KËMBË PËR GJONIN/  I riu shqiptar mahnit jurinë e “The Voice” në Francë (VIDEO)

TË GJITHË NË KËMBË PËR GJONIN/ I riu shqiptar mahnit jurinë e “The Voice” në Francë (VIDEO)

Gjon Muharremaj është një i ri shqiptar që po triunfon në ‘The Voice’ në Francë. Performanca e tij ka mahnitur jurinë aq sa në fund të gjithë u ngritën në këmbë.

Gjoni ka lindur në Zvicër dhe është djalë i një babai nga Kosova dhe nënës nga Tirana. Ai njihet me emrin e artit Gjon’s teras.

Emrin e skenës ka zgjedhur ta ketë Gjon’s tears, për shkak të gjyshit që ishte emocionuar shumë nga hera e parë kur Gjoni, asokohe fëmijë, kishte nisur të interpretonte një këngë.

Gjoni ishte vetëm 12 vjeç kur mahniti jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij të fuqishëm.