Të shtunën e 14 Shtatorit Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi e kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare.
Ndryshe nga Jonida, e cila ka ndarë më parë momente nga dasma me ndjekësit e saj në rrjete sociale, producenti Besnik Krapi preferoi të qëndronte pasiv duke mos postuar asgjë. Mirëpo ditën e sotme ai ka ndryshuar mendje. Disa ditë pas dasmës producenti ka ndarë një video në të cilën janë përfshirë disa momente shumë të bukura nga ajo mbrëmje magjike.
Në videon në fjalë, Jonida, Besniku dhe të ftuarit po argëtohen së tepërmi në atmosferën e dasmës, duke kërcyer si të çmendur dhe gjithë ritëm. Ai ka ruajtur dhe disa fjalë për të gjithë ato që kanë bashkëpunuar në realizimin e një mrëmjeje përrallore.
Besniku ka falenderuar secilin nga të ftuarit për gëzimin që iu kanë dhuruar atë natë, më pas dhe organizuesit e festës. ‘Ami Event, videoja po flet më shumë dhe çkado që shtoj veç e teproj’, ka shkruar producenti duke falenderuar Amarda Toskën dhe stafin e saj për realizimin e një dekori magjik. Besniku ka vijuar me falenderimet dhe fjalët më të bukura i ka ruajtur për të shoqen. “Grua, të dua fort! Nusja veç kështu si ti duhet të duket se dhe në përralla kështu janë!”, janë fjalët e tij dedikuar Jonidës e cila shkëlqeu atë mbrëmje.
Duke parë të ftuarit që kërcejnë ashtu, Besniku ka shtuar: ‘Shyqyr që u mbaroi dasma për 14 orë se nëse do zgjaste edhe katër ditë, këto s’do ishin ndalur.”