“JETA KRIMINALE”/ Ja çfarë zbulon së fundmi Ronela Hajati – AlpeGossip
“JETA KRIMINALE”/ Ja çfarë zbulon së fundmi Ronela Hajati

“JETA KRIMINALE”/ Ja çfarë zbulon së fundmi Ronela Hajati

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Prej disa kohësh Ronela ka lajmëruar se disa prej projekteve muzikore janë gati dhe albumi i saj thuajse ka përfunduar dhe duket se do të publikohet  së shpejti. Me flokët e shkurtra dhe ngjyrë gri, me një veshje shumë sportive dhe me një armë në brez, këngëtarja ka habitur ndjekësi. “JETA KRIMINALE” është kënga e parë që do të publikohet nga albumi “Bardh e zi”. Së fundmi Ronela ka treguar se kënga do të publikohet ditën e nesërme në orën 18:00.