Tualeti është i rëndësishëm deri diku, por ka nga ata njerëz të cilët e quajnë art dhe duan që t’i zgjasë sa më shumë por si mund ta bëni këtë pa e aplikuar disa herë në ditë?
Mbajeni lëkurë të pastër
Në mënyrë që grimi të zgjasë më shumë, ju duhet ta mbani lëkurën e pastër. Qelizat e vdekura të lëkurës dhe sipërfaqja e saj me vaj mund ta zbehin fondatinën. Kështu, duhet të aplikoni ndonjë mbrojtës ose hidratant para se të aplikoni fondatinën. Nëse e aplikoni në lëkurë të thatë, ajo bie brenda pak orësh.
Përdorni një primer
Një primer vepron si një bllok midis lëkurës dhe fondatinës. Përthith yndyrën e lëkurës dhe e lejon atë të marrë frymë. I jep po ashtu edhe një ton të lehtë lëkurës.
Fondantina është baza
Baza e makeup-it është fondatina, ndaj duhet ta aplikoni shumë mirë me një furçë sintetike, shkruan. Shtypeni butësisht në mënyrë që të fiksohet siç duhet dhe të qëndrojë sa më gjatë. Duhet të përdorni një lloj pudre pluhur ose me cilësi të mirë, sepse ajo arrin ta mposhtë edhe djersën.
Lagini buzët para se të aplikoni buzëkuqin
Buzëkuqët me shkëlqim nuk qëndrojnë gjatë dhe në këto kushte, ato që janë mat janë alternativa më e mirë. Por, para se ta aplikoni në buzë, sigurohuni që t’i lagni ato fillimisht me pak ujë. Mund t’i ruani edhe në frigorifer, sidomos në ditët e nxehta.