RASTËSI APO STRATEGJI? Pse asnjë nga aktorët e ”Klanifornia” nuk e mban dot të qeshurën gjatë skeçeve? (FOTO) – AlpeGossip
RASTËSI APO STRATEGJI? Pse asnjë nga aktorët e ”Klanifornia” nuk e mban dot të qeshurën gjatë skeçeve? (FOTO)

RASTËSI APO STRATEGJI? Pse asnjë nga aktorët e ”Klanifornia” nuk e mban dot të qeshurën gjatë skeçeve? (FOTO)

Pak javë më parë në Tv Klan, startoi dhe spektakli i humorit i quajtur ”Klanifornia” i cili moderohet nga Marina Vjollca dhe ka një kast aktorësh humori tepër të njohur. Me nisjen e tij, mund të themi se jo shumë njerëz ishin të kënaqur nga ky format.

Menjëherë pas transmetimit të tij nisën komentet negative ku disa thonin se ”Klanifornia” ishte një kopje e keqe e ”Portokallia” ndërsa disa e krahasonin me spektaklin e njohur italian ”Colorado”. Në përgjithësi komentet ishin negative dhe pjesa më e madhe e njerëzve shpreheshin se ky spektakël nuk i bënte të qeshnin dhe s’ishte aspak origjinial.

Por, me kalimin e puntatave, duket se ”Klanifornia” ka filluar të ”marrë veten” sepse dhe komentet pozitive kanë nisur në lidhje me këtë format. Vallë, çfarë ndryshoi kaq shpejt në formatin e këtij emisioni që bëri një kthim në opinionin që publiku ka për këtë spektakël tani?

Po të vini re, pas puntatës së parë të ”Klanifornia”, një element filloi të dukej në gati çdo skeç të aktorëve. Gjatë aktrimit të tyre, personazhet e humorit duken se i kap e qeshur në mes të skenës për shkak të humorit që mbart skenari i tyre. Por a është me të vërtet kaq, apo kjo metodë po përdoret për të imponuar të qeshurën e publikut?

Më poshtë do t’ju tregojmë disa sekuenca të kapura nga vetëm një episod i ”Klanifornia”, që për të qenë më të qartë është episodi i tretë.

Ndoshta është rastësi dhe nuk po përdoret asnjë metodë për të imponuar të qeshurën e publikur por a është normale që të gjithë aktorët të mund të mos të mbajnë dot të qeshurën gjatë skeçeve?

Ja vlen të shtojmë se në një artikull të bërë në ”The New York Times” një shkencëtar neurolog për më saktë, Robert R. Provine u shpreh se pjesa më e madhe e të qeshurës nga ana e një komediani gjatë skeçit nuk është aksidentale, pra nuk lidhet me humorin aq sa lidhet me dëshirën për të ”shpëtuar ” një shaka.

Mendoni se ky mund të jetë rasti? /AlpeGossip.al