PRET KAÇURRELAT/ Young Zerka bën ndryshimin drastik, nuk njihet më (VIDEO) – AlpeGossip
PRET KAÇURRELAT/ Young Zerka bën ndryshimin drastik, nuk njihet më (VIDEO)

PRET KAÇURRELAT/ Young Zerka bën ndryshimin drastik, nuk njihet më (VIDEO)

Këngëtarin e njohur Young Zerka jemi mësuar ta shohim me kaçurrela, të cilat mund t’i konsiderojmë si tipar identifikues të tij. Mirëpo ai duket se është lodhur nga to dhe ka marrë një vendim shumë të papritur.

Zerka ka lajmëruar se është gati për një kapitull të ri në jetën e tij. Këngëtari ka menduar ta fillojë me një ndryshim të bërë në pamje, duke prerë kaçurrelat, pa të cilat duket komplet tjetër njeri dhe nuk njihet.

Ai ka publikuar një video te berberi në profilin e tij të Instagramit dhe ka shkruar: “Kapitull i ri, mirupafshim kacurrelat”. Nuk dihet se ç’do të përmbajë ky kapitull i ri, por e sigurt qe Zerka do e bëjë të ditur në ditët në vazhdim.