SHUMË PRANË DITËLINDJES SË 40 -TË/ Kourtney Kardashian zbulon se ka shpresuar të rikthehet me Scott Disick – AlpeGossip
SHUMË PRANË DITËLINDJES SË 40 -TË/ Kourtney Kardashian zbulon se ka shpresuar të rikthehet me Scott Disick

SHUMË PRANË DITËLINDJES SË 40 -TË/ Kourtney Kardashian zbulon se ka shpresuar të rikthehet me Scott Disick

Miliarderja e famshme, Kourtney Kardashian, ka qenë më parë e martuar me Scott Disick, marrëdhënie kjo që solli në jetë dhe 3 fëmijët e tyre. Burime pranë ‘Hollywoodlife’ kanë treguar se dikur 39-vjeçarja ka shpresuar se mund të ketë një rikthim me ish-bashkëshortin e saj, por tashmë ajo ka hequr dorë.

Shumë shpejt Kourtney do të festojë 40-vjetorin së bashku me fëmijët dhe familjen, në një festë ku nuk do të mungojë dhe Scott. Përtej të gjithave Kardashian ka treguar se është e lumtur edhe pse është ‘single’, ndaj fokusimi i saj i vetëm tashmë është vetvetja.

Kujtojmë se prej disa kohësh, Disick është në një lidhje me modelen 20-vjeçare, Sofia Richie, për të cilën Kourtney nuk ka qenë dakort fillimisht