Dakota e pranon që po shihte vjedhurazi Angelina Jolie gjatë prezantimit të Jennifer Anniston – AlpeGossip
Dakota e pranon që po shihte vjedhurazi Angelina Jolie gjatë prezantimit të Jennifer Anniston

Dakota e pranon që po shihte vjedhurazi Angelina Jolie gjatë prezantimit të Jennifer Anniston

Një foto e Dakota Johnson ku duket sikur po sheh vjedhurazi, Angelina Jolie ndërsa Jennifer Anniston prezantonte në Golden Globes, qarkulloi në internet pas asaj mbrëmjeje. Dhe Johnson i konfirmoi me një të qeshur, Jimmy Fallon kur ai e pyeti mbrëmë, që ajo nuk e mohonte që pikërisht këtë po bënte. “Por të njëjtën gjë po bën gruaja e Armie Hammer-it dhe Elizabeth Chambers”, ka treguar Johnson në foto. “Ajo po mendon ‘Çfarë po bën ajo?’ Dhe unë po mundohesha të mos bija në sy.”

 

Megjithatë në atë foto ajo nuk po sheh në të vërtetë nga Angelina.

“Sinqerisht, nuk mendoj që po shoh atë, sepse nëse sheh këndin e syve të mi nuk bien mbi të. Aty ishte tavolina e fëmijëve, tavolina e Gjërave të Çuditshme”, ka thënë Johnson. “Dhe mua më pëlqejnë Gjerat e Çudishme aq shumë, sa desha t’i dërgoja një mikeshe një foto si ato që i kam aq shumë inat që të bëjnë njerëzit kur je në restorant dhe e bëra atë pamje në Golden Globes para gjithë njerëzve të njohur. Desha të bëja një video të fëmijëve, por ata janë fëmijë dhe po e afroja, por pastaj kapa në gjumë Ridley Scott, që ndoshta po shihte telefonin, por dukej sikur po flinte”, ka dhënë një shpjegim të gjatë Johnson i cili rezultoi i vërtetë pasi Fallon shfaqi xhirimet.

Johnson e kaloi duke qeshur gjithë intervistën që ishte vërtet argëtuese dhe nuk përmbante vetëm ndodhinë e Golden Globes.