Mjeke estetike, por motrën nuk e prek KURRË me dorë: Është perfeksioniste (FOTO) – AlpeGossip
Mjeke estetike, por motrën nuk e prek KURRË me dorë: Është perfeksioniste (FOTO)

Mjeke estetike, por motrën nuk e prek KURRË me dorë: Është perfeksioniste (FOTO)

Shprehja “motra jemi, shoqe s’jemi” nuk ka vlerë në rastin e tyre. Jo vetëm motra, por edhe shoqe të ngushta që nuk e kuptojnë dot veten pa njëra-tjetrën. Ajo, aktorja e njohur e Teatrit, ndërsa e motra, një profil më i ulët publik, po një mbështetëse e jashtëzakonshme e çdo hapi të së motrës. Laura dhe Fladjona Nezha ishin sot të ftuara në “Pasdite në Top Channel” për të ndarë me publikun raportin e tyre të veçantë, ta rrallë, si pak motra e kanë me njëra-tjetrën.

 

Fladjona, motra e madhe e Laurës, është mjeke estetiste në profesion. Ajo nuk zgjodhi të ishte pjesë e artit, sepse kishte pasione të tjera në jetë, por është shijuese e artit pothuaj njëlloj me të motrën, madje prej vitesh në karrigen e publikut të teatrit, është kthyer edhe në kritike e vërtetë arti.

Duke rrëfyer disa prej momenteve të bukura që ndajnë me njëra-tjetrën, Fladjona dhe Laura kujtojnë fëmijërinë, kur ishin shoqe të ngushta, rininë dhe kohën kur vendosën t’i ndanin rrugët nga njëra-tjetra edhe me zgjedhjen e dy profesioneve të ndryshme.

 

Sot, kur secila bën punën e vet, Fladjona është mjekja e domosdoshme e familjes dhe të afërmve, ndërsa Laura artistja që u kënaq shpirtin. Janë të pakta momentet kur ato ndihen xheloze për njëra-tjetrën, i rrëfejnë me shaka, por të panumërta rastet kur janë mbështetja më e madhe për motrën. Sidomos Laura: “Fladi ka qenë mbështetësja ime më e madhe. Është kritike shumë e mirë, madje i them ndonjëherë ‘je kthyer në një kritike teatri’. Natyrisht, është edhe subjektive në shumë raste. Ajo e di që unë jam autokritike gjithmonë dhe përpiqet që kritikat e saj të m’i thotë me stil.”

Ndërsa Fladjona, profesionin e saj e ka më të shkëputur nga sytë kureshtarë të publikut dhe në këtë drejtim, puna e saj është më e thjeshtë. Por edhe mjekësia estetike, vitet e fundit është paragjykuar, keqkuptuar dhe komentuar mjaft. Kjo, edhe për shkak se pjesë e saj janë bërë në masë kopje të shëmtuara, të cilat e kanë deformuar, në një farë mënyre, edhe qëllimin e vërtetë të kësaj mjekësie.

 

Fladjona tha, ndër të tjera, se “në shumë raste është e keqkuptuar pjesa e mjekësisë estetike, është ekzagjeruar edhe për shkak të disa modeleve të shëmtuara, modele copy paste. Por mjekësia estetike nuk përcakton fryrjen…”.

E pyetur nëse do ta merrte në dorë ndonjë ditë për ta ndryshuar motrën e saj, Fladjona thotë: “Joooo, nuk ka nevojë. Nuk do e merrja kurrë në dorë. Laura është perfeksioniste”, ndërsa Laura ndërhyn menjëherë duke thënë se është akoma herët.

Dhe mjekja, duket se ka të drejtë. Laura, nga natyra, është shumë e bukur dhe për sytë e të gjithëve nuk ka nevojë qoftë edhe për ndërhyrjen më të vogël, ndaj Fladjona, edhe për shkak të lidhjes së ngushtë, motrën nuk do e fuste kurrë në duar për t’i ndryshuar diçka në pamje.