GENTIAN ZENELAJ I BËN TË GJITHË NOSTALGJIK/ Publikon videon e rrallë kur ishte pjesë e programit “Apartamenti 2xl” – AlpeGossip
GENTIAN ZENELAJ I BËN TË GJITHË NOSTALGJIK/ Publikon videon e rrallë kur ishte pjesë e programit “Apartamenti 2xl”

GENTIAN ZENELAJ I BËN TË GJITHË NOSTALGJIK/ Publikon videon e rrallë kur ishte pjesë e programit “Apartamenti 2xl”

Prej disa sezonesh, aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, drejton emisionin investigativ ‘Stop’ në ekranin e ‘Tv Klan’ së bashku me Saimir Kodrën. Ndonëse të gjithë janë mësuar ta shohin më ndryshe tashmë, Zenelaj është rikthyer pas në kohë duke publikuar një video të rrallë nga periudha kur ishte pjesë e programit të humorit ‘Apartamenti 2xl’.

Në video shihet Genti së bashku me 2 koleget e tij, Cubi Metkaj dhe Lisa Kujofsa duke aktruar në një nga sketçet e radhës. “Cubi dhe ti e kishe harruar këtë”, ka shkruar Zenelaj bashkangjitur videos, duke i risjellë të gjithëve në kujtesë një periudhë të hershme të karrierës së tij.

Menjëherë pas publikimit të kësaj videoje kanë qenë të ndryshme komentet dashamirëse të ndjekësve, të cilët e kanë kujtuar me shumë nostalgji atë periudhë artistike të aktorit.