“30 VITE MË TË RE”/ Lidh kurorë producenti i njohur i muzikës (FOTO) – AlpeGossip
“30 VITE MË TË RE”/ Lidh kurorë producenti i njohur i muzikës (FOTO)

“30 VITE MË TË RE”/ Lidh kurorë producenti i njohur i muzikës (FOTO)

Producenti  i njohur David Foster dhe partnerja e tij Katharine McPhee kurorëzuar në martesë historinë e tyre të dashurisë.

Aktorja dukej mahnitëse me fustanin e bardhë teksa ka mbërritur në  Kishën Apostolike Armeniane të Shën Jeghiche në Kensington të Londrës këtë të premte.

Çifti shkëmbëu zotimet e tyre me një ceremoni intime ku të pranishëm ishin 100 veta miq dhe të afërm të çiftit.

Në ceremoni morën pjesë një mori yjesh duke përfshirë yllin e tenisit Roger Federer, dizajnerin e veshjes së Katharine Zac Posen dhe yllin televiziv Dr. Phil.

Pas celebrimit ata festuan në Klubin e Oswald në Mayfair, ku Katharine hoqi vellon e bardhë dhe veshi  një fustan ngjyrë blu.

Çifti bëri fejesen e tyre të ditur për të gjithë kur ata ishin me pushime në Anacapri në Itali, në Korrik të 2018-ës.

Kjo është martesa e dytë për Katharine ndërsa e para është me aktorin Nick Cokas, 54 vjeç, nga viti 2008 deri në vitin 2014, ndërsa David është martuar katër herë, ka pesë vajza dhe shtatë nipër e mbesa.