PUBLIKOI KËNGËN E RE/ Le të ndalemi paksa tek veshjet e Xhensila Myrtezajt në klipin e ri – AlpeGossip
PUBLIKOI KËNGËN E RE/ Le të ndalemi paksa tek veshjet e Xhensila Myrtezajt në klipin e ri

PUBLIKOI KËNGËN E RE/ Le të ndalemi paksa tek veshjet e Xhensila Myrtezajt në klipin e ri

Xhensila Myrtezaj ka publikuar këngën e saj më të re “Paris”. Nga kryeqyteti i dashurisë, Xhensila ka sjellë një klip që i përshtatet shumë vendit, por edhe tekstit të shkruar nga Pirro Çako. Kënga menjëherë është pëlqyer nga fansat e Xhensilës, të cilët prisnin me pa durim një këngë të re, pas “Sekretit” një bashkëpunim tjetër i suksesshëm me Pirro Çakon.

Mirëpo, le të ndalemi paksa tek veshjet e Xhensilës:

1-Xhaketa, pellushi dhe bereta e kuqe, nuk janë diçka e re në videoklipe, sidomos nëse ato realizohen në Paris. Gjithsesi, Xhensila ka guxuar me një veshje të kuqe, duke e pasur sigurinë që do të dukej bukur.

2-Veshja e dytë: Bluza me shkrimin Paris, por edhe me simbolet e këtij qyteti ishte një zgjedhje e veçantë. Bluza është e markës Balenciaga dhe kushton 895 euro. Këtë bluzë, Xhensila e ka kombinuar me xhinset ngjyrë të çelur, rripin Christian Dior dhe këpucët e së njëjtës markë. Duke qenë në Paris, Xhensila ka zgjedhur vetëm marka franceze, edhe për vathët Chanel, tek e njëjta veshje.

3-Veshja e tretë është më e thjeshë: një fustan rozë me një rrip të zi në mes, i kombinuar me një palë atlete të bardha. Kjo është një veshje lozonjare që i përshtatet edhe natyrës së Xhensilës.

4-Ndërkohë veshja e katërt duket të jetë e veçantë dhe një tendencë që vajzat e tjera mund ta provojnë. Si të veshësh një fustan elegant me një këmishë? Një ndërthurje interesante kjo e Xhensilës.

Ndërkohë, detaje po aq të rëndësishme në veshjet e Xhensilës janë aksesorët që ajo ka vendosur: Bereta e kuqe, fjongoja e zezë dhe kapset e vogla që janë rikthyer edhe një herë në modë. Pra, Xhensila i ka menduar mirë të gjitha dhe ka ardhur më “IN” se asnjëherë tjetër tek ky klip i ri.