Fshehu barkun me “photoshop”, tani modelja shqiptare zbulon se është shtatzënë – AlpeGossip
Fshehu barkun me “photoshop”, tani modelja shqiptare zbulon se është shtatzënë

Fshehu barkun me “photoshop”, tani modelja shqiptare zbulon se është shtatzënë

Një tjetër shtatzënë në radhët e personave të njohur. Fotomodelja shqiptare Amina Shena ndau me ndjekësit e saj në “Instagram” lajmin se, do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo publikoi një foto të çorapeve të foshnjës që është në pritje, në të cilat shkruhej “e dua nënë dhe babanë”.

Ndërsa nuk ka zbuluar gjininë e foshnjës, e njëjta foto u postua edhe nga partneri i saj, këngëtari Adonis Dollapi, i cili njihet me emrin Lazy.

Burime të “Iconstyle.al” thonë se, fotomodelja është në tremujorin e dytë të shtatzënisë, rreth 5-muajshe.

Por ajo që mund t’ju çudisë është fakti se në fotot e realizuara në muajin shkurt, nuk mund të dallojmë aspak barkun e rrumbullakosur.

Madje efekti i “photoshop”-it shkon më tej, duke i krijuar një linjë perfekte në pjesën e belit.