FERO RREZIKON 5 VITE BURG/ Akuza që e nxori para Gjykatës – AlpeGossip
FERO RREZIKON 5 VITE BURG/ Akuza që e nxori para Gjykatës

FERO RREZIKON 5 VITE BURG/ Akuza që e nxori para Gjykatës

Reperi i njohur Fero ka dalë sot para trupit gjykues pasi së bashku me Mehmet Elshani dhe Avdullah Islami janë përfshirë në një sherr në vitin 2018.

Fero akuzohet për “kanosje me përdorim të mjetit të rrezikshëm”, kurse Shabani për “armëmbajtje pa leje”. Seanca u shty për në 8 shtator në orën 13:30 pasi Elshani nuk është paraqitur. Prezent në sallën e gjykimit ishin prokurori Bashkim Zeqa, të akuzuarit Feronit Shabani(Fero) dhe Avdullah Islami, si dhe avokati i këtij të fundit Nazim Mehmeti.

Sipas aktakuzës, Mehmet Elshani, më 22 mars 2018, rreth orës 13:15, në rrugën “Iliaz Kodra” në Prishtinë, me dashje ka përdorur dhunë ndaj Lorent Bajrami. Teksa Bajrami po kërkonte vendparkim për makinën e tij, të dy fillimisht kishin debatuar me fjalë pastaj i pandehuri ka dalë nga makina e tij dhe ka përdorur dhunë fizike.