I MBANI MEND? Ku janë dhe çfarë bëjnë sot ish banoret e Big Brother (FOTO) – AlpeGossip
I MBANI MEND? Ku janë dhe çfarë bëjnë sot ish banoret e Big Brother (FOTO)

I MBANI MEND? Ku janë dhe çfarë bëjnë sot ish banoret e Big Brother (FOTO)

Emisioni ”Big Brother” ka qenë një nga ata të cilët gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e publikut. Edhe pse prej 2 vitesh, ky emision i ka munguar televizionit shqiptar, publiku vazhdon të jetë i interesuar dhe i tërhequr nga jeta e ish banorëve të ”Vëllait të madh”.

Më poshtë ne do t’ju risjellim në kujtesë disa nga ish banoret femra më të komentuara nga publiku, dhe si jeta e tyre ka vijuar pas pjesëmarrjes në garën që bëri për vete një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve.

Genta Gjalpi

Genta, vajza e shkathët e ”Big Brother” e cila njihej për humorin karakteristik dhe tipin e saj të hedhur, sot vazhdon të jetë e njëjta. Edhe pse ka vite që kur edicioni i 5 i ”Big Brother” ka mbaruar, ndryshe nga disa të tjerë, Genta ka ditur të ”mbijetojë”. Ditët e sotme, Gentën fare mirë mund ta gjejmë në rrjetet sociale sepse vazhdon të jet një personazh tepër aktiv. Me shumë ndjekës në faqen e saj të Instagramit, ajo vazhdon të jetë e pranishme në mediat rozë dhe kjo për shkak të postimeve provokuese e të mbushura me humor që ajo vazhdon të bëjë. Nisur nga ndikimi që ajo ka në këto rrjete sociale, Genta gjithashtu ka titullin e një ”Influencer”.

Gerta Shino

Gerta, ish-banorja e ”Big Brother 9”, pas mbarimit të emisionit, ja ka dalë të jetë sërisht pjesë e mediave rozë dhe lajmeve të ndryshem. Gerta është një personazh tepër aktiv në rrjetet sociale dhe gjatë gjithë kohës poston fotot e video të shkëputura nga jeta e saj. Ajo tashmë ka një kanal në You Tube dhe shpesh poston video të sajat. Pra, ajo tashmë është një vlogger.

Armela Hyseni

Edhe pse nuk arriti të shijonte shumë nga gara e ”Big Brother 9” sepse e përfundoi brenda një kohe të shkurtër, Armela famën më të madhe arriti ta krijojë pas saj. Prej kohësh tashmë Armela është kthyer në një personazh të njohur e të komentuar. Me shumë ndjekës në Instagram ajo vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut. Bukuroshja gjithashtu i është futur dhe rrugës së muzikës pasi në muajin qershor ajo publikoi këngën e saj të titulluar ”Thirrem”.

Najada Konomi ose ndryshe Noçja

Najada Konomi ishte konkurente në edicionin e parë të reality show Big Brother Albania.Ajo ishte një ndër konkurentet më të pëlqyera në edicionin e parë të Big Brother Albania.Najada, me profesion piktore, arriti të futej në finalen e madhe të Big Brother, edicioni i parë.Një gjë tjetër që e bënte më të veçantë atë ishte tatuazhi shqiponjë në gjoksin e saj. Sot, Najada është zhvendosur nga Shqipëria dhe ka ndryshuar si statusin civil ashtu dhe tatuazhin tek gjoksi. Noçja tashmë është e martuar dhe është bërë nënë. Për sa i përket shqiponjës tek gjoksi, Noçja e ka mbuluar.

Fjorentina Halili

Fjorentina është një nga ish banoret e ”Big brother 9” që spikati shumë. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për sinqeritetin e saj dhe marrëdhënien me Olsin. Pas daljes nga shtëpia e famshme ajo u nda nga Olsi dhe tashmë është në një lidhje të re. Fjorentina është një personazh i njohur në rrjetet sociale pasi ka shumë ndjekës dhe gjatë gjithë kohës poston foto e video nga jeta e sj duke tërhequr kështu vëmendjen e publikut. Tashmë, Fjorentina shoqërohet dhe me Genta Gjalpin.

Françeka Jaçe

Françeska Jaçe u bë pjesë e ”Big Brother 5” dhe pas saj fama mori një tjetër niveli. E përfolur shumë për lidhjen me ish banorin tjetër të ”Big Brother”, Ermalin, Françeska filloi të tërheqë vëmendje çdo herë e më shumë. Sot, Françeska është një nga vajzat më të komentuara e të përfolura të showbiz-it. Tashmë bukuroshja ka një biznes privat të sajin dhe gjithashtu është dhe fotomodele. Duhet ta themi se Françeska mund të jetë e vetmja ish banore e ”Big Brother” që pas emisionit ka arritur një famë kaq të madhe. Ajo nuk i mungon as rrjetit social Instagram në të cilin ka shumë ndjekës dhe gjatë gjithë kohës tërheq vëmendje me anë të postimeve provokuese që bën.

Xhensila Pere

Xhensila Pere, u bë pjesë e ”Big Brother” në edicionin e tij të 8 ku tërhoqi vëmendjen për tipin e saj të shkathët dhe pa komplekse. Sot, Xhensila Pere vazhdon të jetë e komentuar njësoj. Ajo është tepër aktive në rrjetin e saj instagram dhe gjatë gjithë kohës tërheq vëmendjen e publikut me anë të postimeve që bën. Ajo gjithashtu është dhe fituese e ”Dance with me 4”. /AlpeGossip.al