“MË NJOHU ME BASHKËSHORTIN”/ Blerina Bombaj zbulon miqësinë e veçantë me stilistin e njohur – AlpeGossip
“MË NJOHU ME BASHKËSHORTIN”/  Blerina Bombaj zbulon miqësinë e veçantë me stilistin e njohur

“MË NJOHU ME BASHKËSHORTIN”/ Blerina Bombaj zbulon miqësinë e veçantë me stilistin e njohur

Pak orë më parë, dietologia Blerina Bombaj ka zbuluar me anë në të një postimi në ‘Instagram’ raportin e veçantë që ka me një prej stilistëve më të njohur në vend.

Ajo ka publikuar një foto me Joni Peçin dhe ka rrëfyer se ai është personi i cili e ka njohur me bashkëshortin e saj, me të cilin ka 2 fëmijë tashmë. “Me thënë të drejtën, nëse nuk do kisha njohur Jonin, jeta ime pa diskutim që nuk do të ishte kjo! Nuk e di si do të ishte, por falenderoj zotin që takova Jonin, i cili u bë shkas që unë u njoha dhe u dashurova me atë që sot është bashkëshorti im, babai i dy fëmijëve të mi dhe mbështetja e hekurt e gjithë dëshirave të mia. Me pak fjalë, Joni Peçi ishte shkesi!”, shkruaj Bombaj.

Kjo shpjegon lidhjen e ngushtë që ka dietologia me stilistin e njohur, të cilit do i ‘detyrohet’ gjithmonë. Kujtojmë se Blerina ka vite me bashkëshortin dhe së bashku kanë krijuar një familje shumë të bukur./revistawho.com