I ERDHËN PERIODAT TEKSA NDODHEJ NË PALESTËR/ Kleoniki u bën thirrje vajzave: Jemi të bekuara (FOTO) – AlpeGossip
I ERDHËN PERIODAT TEKSA NDODHEJ NË PALESTËR/ Kleoniki u bën thirrje vajzave: Jemi të bekuara (FOTO)

I ERDHËN PERIODAT TEKSA NDODHEJ NË PALESTËR/ Kleoniki u bën thirrje vajzave: Jemi të bekuara (FOTO)

Kleoniki Delijorgji është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në media pas rikthimit të saj në Shqipëri dhe debutimit në muzikë. “Purifed” dhe “Goddess like me” janë dy këngët me të cilat Kleoniki ka nisur rrugëtimin në muzikë teksa është dhe shumë aktive në rrjete sociale duke ndarë shpeshherë edhe mesazhe për fuqinë e femrës.

Së fundmi Kleoniki ka ndarë një video ku tregon se i kanë ardhur periodat teksa ndodhej në palestër dhe pa asnjë kompleks e tregon këtë publikisht, duke i dhënë edhe një mesazh të gjithë vajzave.

“Arsyeja pse menstruacioni është parë si diçka e pisët vjen nga patriarkalizmi. Kur bota ishte matriarkale menstruacioni adhurohej dhe ishte një simbol fuqie. Kjo është propaganda, që femra të ndihet në siklet për fuqinë e vetë. Më besoni që sa më shumë do lidheni me menstruacionin tuaj, aq më të fuqishme do ndiheni në trupin tuaj. Jemi të bekuara”, shkruan Niki.

Kujtojmë që edhe kohë më parë Niki ndezi debate kur postoi një foto ku tregonte se kishte bërë një maskë për fytyrën me menstruacione.