Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e dha vetë modelja me një postim në Instastory ku shfaqet duke mbajtur bebushin në krahë teksa së bashku me Jakubin i dhurojnë puthje.
“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, shkruante Afërdita.
Çifti i vendoi djalit emrin Sky Blue Kindl, një emër shumë i veçantë, që nga përkthimi në shqip ka domethënien ‘qiell blu’.
Së fundmi Jakub ka postuar një foto ku tregon portretin ëngjëllor të vogëlushit dhe përshkruan ndjesinë e të bërit baba për herë të parë.
“Çfarë ndjesie e pabesueshme! As nuk mund ta përshkruaj dot momentin kur gruaja ime po sillte në këtë botë Sky-in tim të dashur! FALEMINDERIT! Sky Blue Kindl 16 Mars 2021”, shkruan Jakub.