“KAM NDRYSHUAR SHUMË”/ Kim është mirënjohëse për çfarë i ndodhi 2 vjet më parë në Paris – AlpeGossip
“KAM NDRYSHUAR SHUMË”/ Kim është mirënjohëse për çfarë i ndodhi 2 vjet më parë në Paris

“KAM NDRYSHUAR SHUMË”/ Kim është mirënjohëse për çfarë i ndodhi 2 vjet më parë në Paris

Ditëlindja e 38-të duket se e ka bërë edhe më të ndjeshme Kim-in, e cila në intervistat e fundit ka folur për gjëra të pathëna më parë. Përveçse na tregoi mendimet e para pas shtatzënisë dhe faktin që temat e seksit e vënë në siklet, Kim zbuloi se rrëmbimi në Paris në 2016-ën sot, e bën të ndihet mirënjohëse për eksperiencën që kaloi.

“Jam totalisht realiste. E di shumë mirë që kur poston vendin ku ndodhesh në Instagram, bizhuteritë e tua, makinat dhe çdo gjë tjetër je në rrezik. Unë flas shumë për gjërat e mia Një pjesë e imja matej me çfarë kisha jo çfarë isha. Por unë vlej shumë më tepër se kaq!”- u shpreh ajo.

Ylli i Instagram-it, pohoi se ajo eksperiencë e ndryshoi dhe sot ndihet mirënjohëse.

“Edhe pse ishte e tmerrshme dhe s’ja uroj askujt, kam ndryshuar shumë dhe ndjej se jam kthyer sërish tek vetja.”

Që pas asaj dite, 38-vjeçarja përforcoi masat e sigurisë dhe gjatë 24 orëve të çdo dite atë e ruajnë 6 truproja. Askush s’do të donte t’i vidhnin për herë të dytë 6.1 milion dollarë bizhuteri.