“NJËRA BIONDE TJETRA BRUNE”/ Kush do e shoqërojë Renato Mekollin në “Hell’s Kitchen” (FOTO) – AlpeGossip
“NJËRA BIONDE TJETRA BRUNE”/ Kush do e shoqërojë Renato Mekollin në “Hell’s Kitchen” (FOTO)

“NJËRA BIONDE TJETRA BRUNE”/ Kush do e shoqërojë Renato Mekollin në “Hell’s Kitchen” (FOTO)

Renato Mekolli është kthyer në një ndër emrat më të njohur në gastronomi dhe kjo jo vetëm në Shqipëri. Emisioni “Hell’s Kitchen” i drejtuar nga ai, starton me edicionin e dytë në tetor të këtij viti. Ditën e sotme Renato ka bërë të ditur datat se kur nisin audicionet e para për të aplikuar, 20-21-22 Gusht.

 

Gjithashtu, ai ka shpërndarë një “votim” në storyn e tij, ku ka pyetur ndjekësit nëse duan ndonjë informacion të ri rreth këtij edicioni. Pasi votimet kanë anuar nga “Po-ja” si përgjigje, Renato Mekolli ka bërë të ditur nga të gjithë një ndryshim që ka pësuar këtë sezon “Hell’s Kitchen”. Ai ka njoftuar se këtë edicion zëvendës shefat Bleri Dervishi dhe Eri Muhaj që e shoqëronin edicionin e parë, do të zëvendësohen nga dy vajza.

Në InstaStory të tij, ku lajmëron se njëra nga vajzat është brune dhe tjetra bjonde, ai nuk ka dhënë tjetër informacion. Gjithsesi, Renato ka theksuar se deri në tetor të tjera lajme do të vijnë. Po ashtu, bashkë me këtë informacion të ri, ai ka nxitur dhe njerëzit që të bëhen pjesë e aplikimeve.

 

“Dy vajza do të jenë asistentet e mia këtë sezon të ri në “Hell’s Kitchen 2”, njëra bjonde, tjetra brune… Deri në tetor kemi shumë lajme”, ka njoftuar Renato.