Victoria Beckham kohët e fundit ka hedhur poshtë thashethemet se po ndahet me bashkëshortin e saj David Beckham.
Dhe stilistja i ka vënë vulën spekulimeve duke postuar një foto me familjen e saj mbrëmjen e së premtes.
Ish-ylli i Spice Girl pozoi me djemtë Romeo dhe Cruz, vajzën Harper si edhe prindërit e saj Jackie dhe Tony Adams.
Në foto mungonte Beckham i cili është në një samit futbolli në Kinë dhe djali i madh Brooklyn.