“TË ÇMENDUR PAS NJËRI-TJETRIT”/ Bojken Lako dhe Semi Jaupaj puthen në mes të festivalit – AlpeGossip
“TË ÇMENDUR PAS NJËRI-TJETRIT”/ Bojken Lako dhe Semi Jaupaj puthen në mes të festivalit

“TË ÇMENDUR PAS NJËRI-TJETRIT”/ Bojken Lako dhe Semi Jaupaj puthen në mes të festivalit

Që në vitin 2011-të është bërë e ditur lidhja mes rrokerit të njohur Bojken Lako dhe këngëtares Semi Jaupaj kur kjo e fundit ishte vetëm 19 vjeç.Gjithë këtë kohë, ndonëse të lidhur, romancën midis tyre artistët kanë preferuar ta mbajnë si diçka personale të tyre dhe të mos e ndajnë shumë me publikun ose me median.

 

Gjithsesi fotoja e postuar  nga rrokeri tregon se festivali “Sunny Hill” ka qenë një ndër ato rastet e pakta kur dy artistet nuk duan t’ia dinë aspak dhe shfaqen së bashku me njëri-tjetrin. Bojkeni ka publikuar një foto, përmbajtja e së cilës përputhet më së miri me përshkrimin e vendosur “Dashuri”. Rrokeri i njohur dhe Semi po shkëmbejnë një puthje midis tyre duke  u shfaqur shumë të dashuruar para ndjekësve të tyre.

Kujtojmë se dy artistët në fjalë, perveç se i bashkon dashuria për njëri-tjetrin, i bashkon dhe dashuria për rrokun.