U THA SE ËSHTË NË NJË LIDHJE ME MISS SIRINË/ Reagon ish-e dashura e Don Xhonit – AlpeGossip
U THA SE ËSHTË NË NJË LIDHJE ME MISS SIRINË/ Reagon ish-e dashura e Don Xhonit

U THA SE ËSHTË NË NJË LIDHJE ME MISS SIRINË/ Reagon ish-e dashura e Don Xhonit

Modelja ruse Ariana Lirey duket se vazhdon ende ‘të vuajë’ për ndarjen nga Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

Reperi është përfolur së fundmi për një lidhje me miss Siria Tia Alkerdi dhe kjo gjë nuk po ‘kapërcehet’ nga Ariana. Rusja ka postuar një foto në Instagram ku të shumta kanë qenë komentet rreth Don Xhonit. “Ai është i zënë me Miss Sirinë”-shkruan Ariana pas komentit të njërit nga komentuesit ku i thotë se Don Xhon po i shkruan.

Në një status të para pak ditëve të shpërndarë në InstaStory, modelja shkroi shqip dhe duket se dërgoi një mesazh të paqartë.  “Nëse do të kishte një mundësi për t’ju dërguar dreqin, do ta bëja përsëri”, shprehej ajo, duke lënë të dyshohet se çfarë ka dashur të thotë përmes këtij statusi që duket se e ka përkthyer me ‘Google Translate’.

 Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo. “Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkroi Arian