PAS KRISJES NË “BIG BROTHER VIP”/ Beatrix dhe Einxhel bëjnë deklaratat e papritura për njëra-tjetrën: E kam parë në sytë e tu qindra herë – AlpeGossip
PAS KRISJES NË “BIG BROTHER VIP”/ Beatrix dhe Einxhel bëjnë deklaratat e papritura për njëra-tjetrën: E kam parë në sytë e tu qindra herë

PAS KRISJES NË “BIG BROTHER VIP”/ Beatrix dhe Einxhel bëjnë deklaratat e papritura për njëra-tjetrën: E kam parë në sytë e tu qindra herë

Brenda shtëpisë së Big Brother Einxhel dhe Beatrix kishin një marrëdhënie të mirë, por s’mund të themi të njëjtën gjë për ish-të dashurin e këngëtares.

Donaldi dhe Einxhel patën një nga debatët më të fortë, duke krisur njëherë e mirë marrëdhënien e tyre. Me përfundimin e lojës, këto raporte nuk kanë ndryshuar mes tyre. Por kanë ndryshuar për Einxhel dhe Beatrix që patën një ftohje që erdhi si pasojë e tensioneve mes moderatores dhe Donaldit.

Beatrix ka bërë deklaratën e papritur për Einxhel në Twitter ku mes tjerash shprehet: “Einxhel ishte aty për mua kur askush tjetër nuk ishte. Ne kemi gabimet tona por në fund çfarë vlen janë qëllimet e mira prapa tyre. E dua me gjithë zemrën. Ne jetojmë dhe mësojmë, kjo është moto”.

Nuk ka munguar një përgjigje nga Einxhel që shkruan: ”Unë vetëm doja të jesh e lumtur dhe këtë e doje për mua gjithashtu. Jam e sigurtë për këtë sepse e kam parë në sytë e tu qindra herë. Dhe kjo është çka vlen për mua tani”. Biseda është përmbyllur me Trixën që është shprehur se do ta përqafojë shumë në këto momente Einxhelin.

Asokohe, Einxhel tha se Donaldi e ka përdorur për lojë Beatrix dhe kjo e fundit nuk e priti mirë këtë deklaratë. Kur u pyet nëse do donte t’i thoshte diçka Einxhel, këngëtarja refuzoi por tha se nuk është ndjerë mirë.

Ajo mbështeti publikisht Donaldin duke shkruar: “Ti i ha sherret e debatet për mëngjes. Je më i vërteti aty brenda. Qëndro i fortë! Me ty deri në fund!”