E ZBULOI PADASHJE? Armend Rexhepagiqi tregoi se cili mund të jetë fituesi i të rinjve në Kënga Magjike – AlpeGossip
E ZBULOI PADASHJE? Armend Rexhepagiqi tregoi se cili mund të jetë fituesi i të rinjve në Kënga Magjike

E ZBULOI PADASHJE? Armend Rexhepagiqi tregoi se cili mund të jetë fituesi i të rinjve në Kënga Magjike

Mbrëmë u mbajt në Pallatin e Kongreseve gjysmëfinalja e parë e Kënga Magjike 2018. Siç edhe dihet ky festival i ka ndarë artistët në dy kategori; “Big” dhe “Të rinj”.

Fakti është që ky edicion ka patur një prurje shumë të mirë të artistëve të rinj, pjesa më e madhe e tyre tejet dinjitoz për garën, pavarësisht mungesës së eksperiencës. Sipas formulës nga të 26 konkurrentët e kategorisë së të rinjve vetëm njëri do të kualifikohet për në natën finale e kjo e bën edhe më të vështirë punën e jurisë. E megjithatë duket se konkurrenti që do të kendojë në finale me shumë mundësi është zgjedhur, dhe këtë gati sa nuk e tha Armend Rexhepagiqi mbrëmë gjatë spektaklit.

Pasi asrtisja e re Krusita përfundoi këngën anëtarët e jurisë tejet të mrekulluar nga performanca e saj u çuan në këmbë duke mos i kursyer komplimentat. Madje i rrëmbyer nga emocionet Armendi pa dashje zbuloi se cilët ishin pretendentët për në finale.

“A do të jetë Krusita, a do të jetë paraardhësja (Wendi Mancaku), a do të jetë Lorenci dhe Olsi” këtë nuk e dimë; tha kantautori duke na njohur me 3 emrat e mundshëm.
A do jetë njëri nga këta artistë që do të shkojë në finale të shtunën? Ende nuk e dime, ama gjasat janë të mëdha!