“DO TË PËRDHUNOJ TE FURGONI,DUA TA BËJMË TRESHE”/ Eliza Dushku tregon detaje të reja nga ngacmimi seksual (FOTO) – AlpeGossip
“DO TË PËRDHUNOJ TE FURGONI,DUA TA BËJMË TRESHE”/ Eliza Dushku tregon detaje të reja nga ngacmimi seksual (FOTO)

“DO TË PËRDHUNOJ TE FURGONI,DUA TA BËJMË TRESHE”/ Eliza Dushku tregon detaje të reja nga ngacmimi seksual (FOTO)

Aktorja me origjinë shqiptare tregon se u ngacmua e më pas u pushua nga puna si një njeri pa sens humori.

Pas lajmit se aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku mori 9.5 milionë dollar, ka ardhur reagimi edhe nga vetë aktorja. Dushku ka treguar se u ngacmua në studio e CBS, dhe më pas u pushua nga puna.

“U punësova, nuk doja të ngacmohesha seksualisht, më pushuan nga puna. Për të shfajësuar veten, ai tha që nuk di të mbaj shaka”, thotë Dushku. Aktorja tregon se ngacmuesi, Weatherly, i kishte thënë se do e përdhunonte dhe se donte që të bënte një treshe me të.

Ai më tha: “Do të të marr te furgoni i përdhunimit, që e kam mbushur me lubrifikantë e objekte falike. Dua të bëj një treshe me ty.”. ndërkohë që pasi më tha këtë gjë, një tjetër anëtar i stafit ulej në tavolinë thoshte se kishte ardhur për një treshe me mua”,-tregon Dushku, që sqaron se komentet ngacmuese ishin arsyeja pse ajo u pushua nga puna. Ajo thotë se iu kishte thënë se ishte e lodhur nga këto ngacmime.