FINALJA E ”FESTIVALI TË KËNGËS”/ Çfarë i tha Bojken Lako në vesh Alketa Vejsiut? – AlpeGossip
FINALJA E ”FESTIVALI TË KËNGËS”/ Çfarë i tha Bojken Lako në vesh Alketa Vejsiut?

FINALJA E ”FESTIVALI TË KËNGËS”/ Çfarë i tha Bojken Lako në vesh Alketa Vejsiut?

Bojken Lako është një nga finalistët e “Festivalit të Këngës” dhe konkurron me këngën “Ma la seen”. Pas performancës, Alketa u shpreh se e vlerëson shumë thjeshtësinë e Bojkenit.

“Bojken dua të kujtoj që për herë të parë në këtë skenë, unë kam qenë atje duke kënduar në kor “Asgjë e largët” dhe ti më ke hypur për herë të parë në skenë. Ke dalë i dyti në atë festival, vendose një standart të ri për muzikën”, u shpreh Alketa ndërsa Bojkeni e korrigjoi dhe i tha se ka dalë i treti.

“Më kujtohet që në prapaskenë takova Adi Krastën dhe i thashë që një ditë do prezantojmë bashkë, kjo nuk ndodhi, mbase do të ndodhë një ditë. Dhe unë jam këtu sot dhe doja të të falenderoja e të uroja shumë suksese për modelin e artistit të thjeshtë që ti je”, vazhdoi Alketa ndërsa Bojkeni iu afrua dhe i tha diçka tek veshi. “E kuptova”, tha Alketa dhe Bojkeni u largua. Jemi kurioz tani çfarë i tha!