Pak javë më parë, një postim i Endri Priftit bëri xhiron në rrjetet sociale duke u shprehur se kënga e tij ishte refuzuar në festivalin Kënga Magjike për shkak të vonesës në produksion.
Edhe pse Endri i bënte thirrje producentit Gjebrea për ta pranuar këngën, ky i fundit e refuzoi kërkesën e këngëtarit korçar.
Epo, Endri nuk e paska lënë me kaq.
Mbrëmjen e sotme, vëllezërit Prifti ishin dy prej të ftuarve të Jonida Shehut në Soiree në Top Channel, ku kanë folur për muzikën, artin dhe kulturën korçare, Endri ka treguar edhe projektin e ardhshëm të tijin.
“Po, kemi në plan të këndojmë të tre [Endri, Stefi dhe Maria Prifti]. Quhet ‘Kënga Magjike’. Quhet kënga kështu, Do ta dëgjoni pas disa ditësh!”, – u shpreh Endri.
Mos vallë Endri sapo i shpalli “sfidë” Arditit?












![“TË DASHURUAR PAS DAFINËS”/ Këngëtarja tregon kombinimin i cili do t’ju mahnisë [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/08/dafinazqejkcvgulfid-400x318.jpg)

