Bieta Sulo tregon për dhuratën e veçantë të djalit të saj: Një yll prej vërteti mban emrin e... - AlpeGossip
Bieta Sulo tregon për dhuratën e veçantë të djalit të saj: Një yll prej vërteti mban emrin e…

Bieta Sulo tregon për dhuratën e veçantë të djalit të saj: Një yll prej vërteti mban emrin e…

Moderatori Alban Dudushi dhe Bieta Sulo u bekuan një vit me parë me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kroi Art.

E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, Bieta foli për emocionet që i fal fëmija i saj i parë dhe ndjenja e mëmësisë.

Gjatë emisionit, ajo u surprizua përmes një videomesazhi nga motra e saj, në të cilin ajo falenderonte Bietën se solli ne jetë Kroin. E emocionuar, Bieta tregoi se tezja e Kroit i ka bërë atij një dhuratë tejet të veçantë.

“Lart në qiell, një yll prej vërteti mban emrin e Kroit” – tregoi Bieta Sulo, teksa fliste për dhuratën që motra e saj i ka bërë nipit.