Rihanna publikon foton ku po ”i shpërthen” gjoksi, Enca ka diçka për t’i thënë dhe me të drejtë – AlpeGossip
Rihanna publikon foton ku po ”i shpërthen” gjoksi, Enca ka diçka për t’i thënë dhe me të drejtë

Rihanna publikon foton ku po ”i shpërthen” gjoksi, Enca ka diçka për t’i thënë dhe me të drejtë

Ajo është padiskutim një nga femrat më seksi në botë dhe inspirim për shumë vajza të tjera të cilat do ëndërronin te ecnin në hapat e këngëtares nga Barbadosi. Çdo lëvizje e saj komentohet gjerësisht në mediat online e RiRi është bërë “epiqendra” e lajmeve rozë!

Përveç se një këngëtare e suksesshme, Rihanna është edhe një biznesmene që po korr sukses me linjën e saj të rrobave dhe së fundmi ka lajmëruar që do të lançojnë koleksionin e saj të të brendshmëve.

E së fundmi RiRin do e shohim në një rol në filmin “Ocean’s 8” i cili është lançuar tashmë. Këngëtarja nga Barbadosi ka publikuar një foto në Instagram ku u ka treguar ndjekësve të saj që ky film ka dalë dhe duket shumë seksi me pamjen e saj. Me një fustan që shkëlqen e me gjoksin i cili po i del jashtë, ndërkohë që buzëqeshja në fytyrë i shkon shumë, Rihanna ka tërhequr edhe vëmendjen e Encës e cila i ka komentuar disa emoji si për t’i treguar RiRit që e ka bërë të ndihet keq me sensualitetin e saj.