NUK I LARGOHET NGA MENDJA/ Ariana bën veprimin emocionues për ish-të dashurin e ndjerë – AlpeGossip
NUK I LARGOHET NGA MENDJA/ Ariana bën veprimin emocionues për ish-të dashurin e ndjerë

NUK I LARGOHET NGA MENDJA/ Ariana bën veprimin emocionues për ish-të dashurin e ndjerë

Ariana Grande kujton ish-të dashurin e saj të ndjerë, Mac Miller, përmes një postimi në Instagram. Ajo postoi një foto të vetes së veshur me një triko me kapuç, ndërsa përkëdhel qenushin e tij.

Bluza, në të cilën shkruhet “Nuk jam reper” është si ajo e Miller, i cili ndërroi jetë më 7 shtator pas një mbidoze droge. Postimi i saj vjen pas koncertit të mbajtur nga Travis Scott dhe John Mayer në nder të Miller, mbrëmjen e së mërkurës.

Sigurisht që nuk është e njëjta bluze, që ka veshur dikur Mac, por fansat mendojnë se është një mënyrë e këngëtares për të përkujtuar ish-të dashurin.

Së fundmi Ariana ka treguar se vazhdon të ketë sërish në mendje reperin, për të cilin është shprehur se e adhuroi që nga dita e parë që e takoi.