HMM, Ç’PO NA SJELLË VALLË? Vetëm një muaj pasi u bë nënë, Klea Huta ka gati një surprizë! (FOTO) – AlpeGossip
HMM, Ç’PO NA SJELLË VALLË? Vetëm një muaj pasi u bë nënë, Klea Huta ka gati një surprizë! (FOTO)

HMM, Ç’PO NA SJELLË VALLË? Vetëm një muaj pasi u bë nënë, Klea Huta ka gati një surprizë! (FOTO)

Rreth një muaj më parë Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë Krid.

Dy artistët nuk kanë nguruar të ndajnë foto me të voglin e tyre që siç shprehen i ka bërë shumë të lumtur.

Mirëpo, Klea ka vendosur së fundmi t’i rikthehet punës më e karikuar se kurrë më parë.

Moderatorja ka shpërndarë ditën e sotme një foto në Instastory ku duket në super formë, teksa ka shkruar edhe “Coming soon”, duke na paralajmëruar kështu për një projekt të ri në të ardhmen.

Aktualisht nuk ka detaje të tjera, por nuk përjashtohet mundësia që Klea të jetë duke gatuar ndonjë hit të ri në muzikë.

Në fakt Klea na ka munguar prej kohësh, pasi nuk e kemi parë as në ndonjë projekt televiziv, apo angazhime të tjera, për shkak të shtatzënisë dhe për hir të së vërtetës na ka munguar.

Nga ana tjetër, Elgiti ka qenë mjaft aktiv kohët e fundit, ai ka sjellë dy këngë njëra prej të cilave duet me Alban Skënderajn, si edhe është angazhuar në emisionin televiziv “Jeho”.

View this post on Instagram

TE DASHUROJME KRID! 04/06/2020 —————————————————————————————— Dua te bej nje falenderim special per @international_turkish_hospital tek te cilet kam ndjekur gjithe shtatzenine dhe ku jam ndjere si ne shtepine time dhe keto jane fjale zemre sepse @arjana.sina ti me bere te ndihem keshtu dhe te jam mirenjohese e falenderuese deri ne fund per gjithcka ke bere per mua. Ishe pikerisht ti qe me drejtove tek @spitalihygeiatirane per lindjen natyrale qe une kisha deshire duke me thene qe vetem aty duhet te lindja natyralisht. Si perfundim une linda sic doja vete, ne menyre natyrale me epidural dhe eshte eksperienca me e bukur e jetes time. Linda me Dr. Helidon Klosin dhe Mami Shpresen te cilet kane bere nje pune te mrekullueshme, te persosur, duke u kujdesur deri ne momentin e fundit me nje perkushtim te jashtezakonshem. Nuk kam fjale per trajtimin dhe kujdesin qe kane treguar. Mirenjohese pafund te gjitheve qe me keni qendruar prane, miqve te mi me te ngushte, njerezve te afert, familja ime dhe kedo qe eshte interesuar gjate gjithe kesaj periudhe. Faleminderit @gelosia_jewelry qe e gdhende emrin e djalit tone ne ar 🧿 E pac jeten te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty 🙏🏻 zot faleminderit Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston.

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta) on