Pak ditë më parë portalet u pushtuan nga lajmi se Majk është ndarë nga Melita Nushi, fashion blogger-ja dhe vajza e një deputeti, me të cilën është fotografuar.
Por siç duket kjo nuk është e vërtet dhe ndonëse reperi nuk flet për këtë pjesë, është dashur sërish një foto për ta vërtetuar këtë.
Ka qenë një fans i Majkut që ka postuar foton e reperit dhe Melitës, duke i dhënë fund thashethemeve për ndarje.
Në foto dyshja janë duke ngrënë në një restorant teksa Melita shfaqet pa makeup, foto që me siguri ata nuk do donin të publikohej.