PUTHËN FËMIJËT E TYRE NË BUZË/ Si u kritikuan VIP-at nga fansat. Nga Miriami tek Meda (FOTO) – AlpeGossip
PUTHËN FËMIJËT E TYRE NË BUZË/ Si u kritikuan VIP-at nga fansat. Nga Miriami tek Meda (FOTO)

PUTHËN FËMIJËT E TYRE NË BUZË/ Si u kritikuan VIP-at nga fansat. Nga Miriami tek Meda (FOTO)

Prej kohësh ka ekzistuar debat nësë duhen puthur apo jo fëmijët në buzë. Fotot e shumta që qarkullojnë në rrjete sociale ku shfaqet një nga prindërit duke i dhuruar fëmijës së tij puthje të tillë, gjithnjë ka provokuar një mori reagimesh  të shumta nga njerëz në gjithë botën.

Edhe psikologë e specialist të shumtë janë bërë pjesë e këtij debat, por gjithashtu janë të ndarë në dy grupe: Ata që e kritikojnë si dhe ata që mendojnë se nuk ka asgjë të keqe.

E duke pasur gjithnjë mendime apo shpjegime nga të dy palët asnjëherë nuk është arritur në një konkluzion real i cili mund ti japë fund këtyre paqartësive se si ndikon puthja në buzë bë jetën e fëmijës.

Megjithatë prindërit vazhdojnë ta bëjnë, por kur vjen puna tek vipat gjithçka merr përmasa më të mëdha duke qenë se jane persona publikë.

Mjafton një foto e tyre në rrjete sociale e menjëherë provokon reagime të shumta të fansave.

AlpeNews.al ju prezanton me vipat të cilët nuk nguruan të publikojnë foto teksa puthin fëmijët e tyre në buzë si dhe reagimet e fansave të tyre:

Robert Berisha

Ditën e djeshme këngëtari i njiohur, njëkohësisht edhe bashkëshorti i Nora Istrefi, publikoi një foto ku po i dhuronte një puthje të bijës Renee në buzë. Menjëherë kritikat e fansave ishin të shumta.

Roberti iu përgjigj atyre si më poshtë.

“Shyqyr që është vajza ime dhe fati i saj është që nuk e përpiva fare, po kaloi mirë me një puthje. Aq shumë më merr malli për të.

Portalet puthin edhe vajzat e të tjerëve dhe nuk ju duket e çuditshme. Por, kur shohin fytyra publike që bëjnë një gjest të tillë, atëherë bëjnë një shkrim që të përfitojnë nga klikimet. Gjithsesi, janë shumë të mirë. Unë i dua fort”, e mbyll ai komentin e tij.

Miriam Cani 

“Nuk puthet fëmija në buzë!”, ishte njërpi prej komenteve të cilët kritikonin këngëtaren e njohur për veprimin e saj.

“Ashtu e? Kush e thotë këtë?”- iu përgjigj Miriami komentueses, dhe pas kësaj ka pasur një lumë komentesh të tjerë.

Adrola Dushi

Pasi u kritikua se puthi djalin e saj Troin në buzë kjo është përgjgija e Adrolës për fansat e saj:

“Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mija, mos të merresha me komentet ofenduese dhe e fshiva këtë foto,shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika.

Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatine tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj,të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë; Por kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si ia trasmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’ju flasim atyre ka forma të tjera. Çdo kush mund të të japi një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vëtëm trasmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë. Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktorr, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo; aq më pak të më ofendoni.”

Meda

Kështu e kanë kritikuar fansat këngëtarin e njohur për puthjen në buzë me djalin e tij , Denisin.

“Palidhje një këngëtar të luaj kështu me fëmijën”,

“Se kuptoj pse duhet ta puthesh në buzë? Me gjithë atë mjekerr që ke plus je edhe duhanpirës ???????? njs qoftë me jetë”,

“Beben s’bën ta puthësh në buzë”, ishin disa nga komentet që i kishin lënë ndjekësit Medës.

View this post on Instagram

Me Denisin❤️

A post shared by Meda (@mehdin_pergjeqaj) on

Përgatiti: AlpeNews.al