"NA NJOHU HALLA..."/ Aktorët e “BE Coffee” tregojnë si u bënë bashkë (VIDEO) - AlpeGossip
“NA NJOHU HALLA…”/ Aktorët e “BE Coffee” tregojnë si u bënë bashkë (VIDEO)

“NA NJOHU HALLA…”/ Aktorët e “BE Coffee” tregojnë si u bënë bashkë (VIDEO)

Ata këtë sezon janë bërë pjesë e familjes së madhe të Tv Klan dhe çdo të diel i shikojmë tek “E Diela Shqiptare”. Bëhet fjalë për treshen televizive të aktorëve Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku, të cilët i shohim në rubrikën e tyre “BE Coffee”, që është një format tërësisht i ri, i konceptuar si një show argëtimi dhe humori.

Aktorët ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku folën për “BE Coffee” dhe se si janë bërë bashkë të tre.

Rudina Magjistari: Si u bëtë bashkë ju të tre?

Olsi Bylyku: Na njohu halla… Unë kam 4 vjet që njihem me të dy, por nga vonesat që kam bërë, më bie 2 vjet e gjysmë. Nuk është faji im që vonohem, këta të dy janë me kalamaj dhe i zgjojnë vajzat në 5 të mëngjesit.

Bes Kallaku: Jo si jemi bërë bashkë… Por si mund të rrimë ne pa qenë bashkë.

Erion Isai: Unë dhe Besi kemi 11 vjet bashkëpunim, Olsi na u bashkangjit pak më vonë.