“NUK IA NDIENTE PËR MUA”/ Ledri Vula rrëfen fillimet e lidhjes me Sara Hoxhën: Më ka munduar një vit për një takim – AlpeGossip
“NUK IA NDIENTE PËR MUA”/ Ledri Vula rrëfen fillimet e lidhjes me Sara Hoxhën: Më ka munduar një vit për një takim

“NUK IA NDIENTE PËR MUA”/ Ledri Vula rrëfen fillimet e lidhjes me Sara Hoxhën: Më ka munduar një vit për një takim

Sara Hoxha është vajza që arriti t’i rrëmbente zemrën Ledri Vulës, si dhe t’i jepte titullin e bukur “baba”. Çifti tashmë janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.

Por si ka nisur historia e dashurisë mes reperit dhe Sara Hoxhës?

Në një intervistë Ledri rrëfeu se ai dhe Sara janë njohur në një koncert të tij në Gjermani. Por Sara nuk e njihte reperin, të cilit i është dashur një vit mundim që të mund të takohej me të.

“Me Sarën jam njohur komplet rastësisht me një koncert në Gjermani ku shoqet e Sarës erdhën të më shikonin pa live dhe Sara s’më ka njohut, më dinte këngët, por se dinte se kush jam. Ka ardhur me shoqet për të bërë foto, por më ka pëlqyer Sara ndoshta se nuk ia ndjeu për mua edhe pastaj kështu kemi filluar duke folur dhe për herë të parë e kam takuar në Shqipëri, një vit ma ka shtyrë më ka munduar derisa e kam takuar, por publike është bërë, na kanë parë njerëzit bashkë na kanë bërë video dhe është bërë virale, jam munduar t’i ndaloj, pastaj kam thënë i don’t care. Me herë të vjetra kur kam pas diçka kështu i kam pengu, kurse me Sarën s’ma ka ndjeër, si me e dit që do jemi bashkë. Sara është më ekstrovert, ka qejf të dalë, full o flive, nuk do të rri mbyll si unë. Çfarë ka Sara se ka kam unë dhe çfarë kam unë se ka Sara, jemi një team”, tha Ledri për “A Live Night.”

Ndër të tjera Ledri foli edhe për vajzën e tij Poem:

Prindërit kanë pasur vetëm mua, kam qenë një fëmijë. Prindërit mua më kanë pasur përpara. Prindërit vdesin për mua. Që do vinte dita që unë do vdisja për dikë, nuk e kam besuar. Asgjë nuk bëj për vete, gjithçka e bëj për të. Gjithçka që bëj sot e bëj për të.