“NUK DI PSE BËJNË MUZIKË”/ Skivi thumbon keq kolegët (FOTO) – AlpeGossip
“NUK DI PSE BËJNË MUZIKË”/ Skivi thumbon keq kolegët (FOTO)

“NUK DI PSE BËJNË MUZIKË”/ Skivi thumbon keq kolegët (FOTO)

Pothuajse të gjithë artistët kanë sjellë një projekt të ri muzikor për festat e fundvitit, por Skivi nuk ka ndërmend të sjellë ndonjë këngë deri në vitin 2019.

Në një postim të publikuar në Instagram, ai thumbon disa prej artistëve duke thënë se nuk arrin ta kuptoj përse bëjnë muzikë.

“2019 hajde ma shpejt se nuk e kom njet me qit asni kong deri për vitin e ri. Të kqyrim Estrada çka po qet. Do do shumë mirë, Bravo. A do kur pi shoh nuk e di pse bojnë muzikë ose pretendojnë të jetuarit në Estradë. Folim edhe në TV shumë shpejt për pikat që e bojn vendin me shku përpara.

1-Funksionimi i ligjit për t’drejtat e autorit.

2-Komunitet akademik për vlerësimin e këngëve në emisione live nëpër media.

3-Media të pavarura.

4-Trafiku kibernetik në Kosovë etj.

2019 pa standarde të dyfishta, një standard për krejt dhe gjithcka e hapur për krejt”, shkruajti Skivi.