Një vajzë u gjet duke fjetur brenda një kazani me rrota nga punëtorët e komunës para se ta zbraznin atë në kamionin e plehrave.
Vajza e përgjumur u zbulua nën një grumbull kartoni në kazanin 1100 litër ndërsa në Brixton, në jug të Londrës.
Një punonjës e zbuloi duke kapur gëzofin e palltos të vajzës së re, pasi hoqi dhe kapakut njoftoj dhe kolegët, duke e shpëtuar atë nga shkatërrimi i makinës së rëndë.
Ajo duket se nuk është më e madhe se një adoleshente, por mosha e saj e saktë nuk bërë ende e ditur.
Pamjet e incidentit u ndanë në mënyrë anonime në mediat sociale dje dhe janë parë më shumë se 15.000 herë.
Ku tregon vajzë të hutuar dhe e çorientuar kur punonjësi hap kapakun dhe e gjen atë nën karton.
Dëgjohet ti thotë “Eja, ti nuk mund të qëndrosh në kosh, e dashur, është e rrezikshme atje, shumë e rrezikshme, të lutem”.
Ajo nuk përgjigjet por fillon paketimin e gjërave të saj në një qese plastike.
Shikuesit në mediat sociale u shqetësuan nga skena që kanë parë.
Dhe nuk kanë munguar komentet e shumta nga ata. Ja cilat janë disa prej tyre:
Rabia Aleem ka shkruajtur: “I heq kapelën këtij biri të zotit, që ai e vuri re dhe e shpëtoi jetën asaj.”
Mohammed Shoueb Khan tha: “Është vërtet një turp që kjo po ndodh ende në shekullin e 21. Kjo është me të vërtetë e keqe, mund të ketë qenë edhe shumë më keq”.