KËNGËTARI I FAMSHËM AKUZOHET PËR ABUZIM SEKSUAL/ Paditet me 20 milionë dollarë – AlpeGossip
KËNGËTARI I FAMSHËM AKUZOHET PËR ABUZIM SEKSUAL/ Paditet me 20 milionë dollarë

KËNGËTARI I FAMSHËM AKUZOHET PËR ABUZIM SEKSUAL/ Paditet me 20 milionë dollarë

Trey Songz është akuzuar për abuzim seksual ndaj një gruaje në një festë në Kaliforni. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, sipas një padie civile të paraqitur të martën në një gjykatë të qarkut të Los Anxhelosit. Gruaja anonime kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim.

Ajo pretendon se kishte pasur disa herë kontakt seksual me këngëtarin por shton se në mars të viti 2016 kishte bërë seks anal pa dëshirën e saj. Dokumentet e gjykatës thonë se ajo mori kujdes të menjëhershëm mjekësor urgjent pas incidentit që ndodhi në West Hills.

Viktima e supozuar pretendon se ka pësuar probleme të rënda emocionale duke shfaqur frikë, ankth dhe depresion. Songz po hetohet gjithashtu në lidhje me një tjetër akuzë për sulm seksual në Las Vegas.