MOS I BËNI/ 3 gabimet më të zakonshme të “make up-it” që u bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë – AlpeGossip
MOS I BËNI/ 3 gabimet më të zakonshme të “make up-it” që u bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë

MOS I BËNI/ 3 gabimet më të zakonshme të “make up-it” që u bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë

Shumë vajza dhe gra preferojnë të ndjekin të njëjtën rutinë bukurie për vite me radhë. Megjithatë ashtu siç ndryshon fytyra, po ashtu duhet të ndryshojë edhe grimi. Kështu për të gjetur regjimin e duhur të bukurisë, ekspertët kanë zbuluar 3 gabimet e zakonshme që bëhen me ‘make up’-in dhe që i bëjnë vajzat të duken shumë më të mëdha në moshë

1.Përdorimi i tepërt i pudrës

Në vend që ta përdorni në të gjithë fytyrën, është mirë që pudra të aplikohet vetëm në rastet  e nevojshme, si për shembull në vendet me lëkurë të skuqur,  rrathët e zinj poshtë syve dhe kur ngjyra e lëkurës nuk është e njëjtë. Gjithashtu mosha të ndryshme, duhet ta trajtojnë ndryshe fytyrën me pudër.

2.Përdorni një ‘concealer’ në formë kremi për të fshehur rrathët e zinj

Më vend që të përdorni një ‘concealer’ në formë kremi, duhet të përdorni një tjetër në trajtë lëngu. Përpara se ta hapni në pjesën poshtë syve, duhet ta lini për pak sekonda në lëkurë.

3.Përdorni lapsin e syve vetëm për pjesën e poshtme të syrit

Pavarësisht se lapsi syve përdoret prej vitesh për pjesën e e poshtme të syrit nuk duhet ta bëni më. Lapsi i bën sytë tuaj të duken më të vegjël. Në vend të lapsit të zi, duhet të përdorni një ngjyrë tjetër si për shembull kafe ose gri.