JO ËNDËRR POR REALITET/ Pensionistja diplomohet në moshën 82-vjeçare – AlpeGossip
JO ËNDËRR POR REALITET/ Pensionistja diplomohet në moshën 82-vjeçare

JO ËNDËRR POR REALITET/ Pensionistja diplomohet në moshën 82-vjeçare

Pasi rriti 5 fëmijë dhe doli në pension në moshën 77 vjeçare nga puna e saj si sekretare, Janet Fein mori një vendim shumë të guximshëm.

Fein iu rikthye shkollës dhe në moshën 82-vjeçare arriti synimin e saj duke marrë një diplomë bachelor nga Universiteti i Teksasit në Dallas.

“Nuk kisha asgjë për të bërë kur dola në pension,”-tha Fein, e cila u diplomua në sociologji.

Ajo mendoi se do ti bënte mirë të lexonte dhe të shkruante.

“Mësova shumë dhe kjo më bëri të lumtur,”-u shpreh e sapodiplomuara.

Fein mori pjesë në një program shtetëror në Teksas që u lejon njerëzve të moshës 65 vjeç e lart të marrin deri në gjashtë orë leksione pa pagesë në universitetet publike në Teksas.