FINALJA/ Stresi shpallet FITUESI i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova – AlpeGossip
FINALJA/ Stresi shpallet FITUESI i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova

FINALJA/ Stresi shpallet FITUESI i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova

Arkimed Lushaj, i njohur për shqiptarët si Stresi është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova. Reperi shqiptar, pasi qëndroi për 103 ditë në shtëpinë e famshme, triumfoi duke ‘rrëmbyer’ edicionin e parë të këtij reality show.

Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.

Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist.
Banorët e parë që u eliminuan nga gara ishin: Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi dhe më pas Xhuli.