Pas Rihannas edhe ky personazh publik “sulmon” rënd Snapchatin (FOTO) - AlpeGossip
Pas Rihannas edhe ky personazh publik “sulmon” rënd Snapchatin (FOTO)

Pas Rihannas edhe ky personazh publik “sulmon” rënd Snapchatin (FOTO)

Reklama e publikuar disa ditë më parë në Snapchat, në të cilën shfaqej diva e muzikës, Rihanna, e dhunuar nga ish i dashuri i saj, Chris Brown, ka sjellë të tjera probleme për këtë rrjet social.

Pas kësaj reklame, Rihanna me anë të një statusi në Instagram kritikoi publikisht Snapchat, i cili u detyrua të kërkonte falje.

Pavarësisht kësaj aksionet e këtij rrjeti social pësuan humbje, të cilat kapën vlerën e disa miliona dollarëve.

Por nuk mbaron me kaq!

Pas divës së muzikës, një tjetër artiste është larguar nga rrjeti social Snapchat.

Bëhet fjalë për modelen, Chrissy Teigen, e cila duke u nisur nga statusi i Rihannës, njoftoi se edhe ajo është larguar nga Snapchat.

Në Twitter modelja ka shkruar: “Unë ndalova së përdoruri Snapchatin. Përditësimi, ankesat e vazhdueshme të njerëzve që nuk mund të më gjenin, për më tepër sondazhi mbi Rihanna-n…jo mirë!”.

Pritet të shohim në ditët në vijim nëse do të ketë të tjera largime nga ky rrjet social, i cili dëmtoi shumë kompaninë me reklamën e publikuar, e cila si imazh kishte dhunën e ushtruar mbi këngëtaren Rihanna.