“E KAM GJOKSIN SILIKON”/ Mikela ia thotë troç Edit pas përplasjes me Adën, ja si reagon ai – AlpeGossip
“E KAM GJOKSIN SILIKON”/ Mikela ia thotë troç Edit pas përplasjes me Adën, ja si reagon ai

“E KAM GJOKSIN SILIKON”/ Mikela ia thotë troç Edit pas përplasjes me Adën, ja si reagon ai

Pas debatit që pati Ada me Edin për shkak të operacioneve plastike, Mikela ka zgjedhur ta provokojë duke i bërë pyetjen nëse do të donte të dilte me të.

Pasi Edi pranoi, Mikela reagoi duke i thënë se ka bërë gjoksin silikon. Pas kësaj, ai zgjodhi të justifikonte faktin se kërkon femra origjinale dhe faktin që pranoi takimin me Mikelën duke thënë se ka femra që i shkojnë ndërhyrjet.

Mikela: Edi, do dilje me mua në takim?

Edi: Nëse do ma jepje mundësinë, po.

Mikela: E kam gjoksin silikon vlla.

Edi: Disave i ka hije.

Mikela: Je shumë gabim. A doje femra origjinale?

Edi: Janë disa vajza që bëjnë diçka dhe është punë e shijes siç më pëlqen mua. Po marr shembull që bëhet nga fillimi në fund, kur shihet një njeri i bërë, mua nuk më pëlqen. Nëse ka vetëm diçka që nuk duket, është diçka tjetër.