PUBLIKOI FOTO ME LEDIONIN DHE LONDON/ Fansat kapin gabimin epik të Sarës – AlpeGossip
PUBLIKOI FOTO ME LEDIONIN DHE LONDON/ Fansat kapin gabimin epik të Sarës

PUBLIKOI FOTO ME LEDIONIN DHE LONDON/ Fansat kapin gabimin epik të Sarës

Trashëgimtarja e “Top Medias”, Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer dhe të komentuar në media. Siç dihet prej muajsh tashmë, Ledion Liço është larguar nga rrjetet sociale dhe nga ekrani, mirëpo herë pas here Sara publikon foto me të duke i treguar kështu të gjithë fansave se me çfarë po merret.

Së fundmi, Sara ka publikuar një foto në profilin e  saj në ‘Instagram’ ku shihet së bashku me Ledionin dhe djalin e tyre London. Ata shihen të veshur mirë teksa shfaqen të lumtur duke pozuar.

Mirëpo gjithë fansave u ka tërhequr vëmendjen një gabim që Sara ka bërë. Në përshkrim të fotos ajo kishte vendosur një emoji të një familje, por në vend të djalit ishte një vajzë.

“Sara e ke çun rregullo emojin”, i thotë një fanse, ndërkohë që Sara ja ka kthyer duke qeshur dhe e ka rregulluar menjëherë gabimin.