David Guetta dhe J Balvin publikojnë këngën e re/ Vëmendjen e rrëmben Bebe Rexha (VIDEO) – AlpeGossip
David Guetta dhe J Balvin publikojnë këngën e re/ Vëmendjen e rrëmben Bebe Rexha (VIDEO)

David Guetta dhe J Balvin publikojnë këngën e re/ Vëmendjen e rrëmben Bebe Rexha (VIDEO)

Dj i njohur David Guetta, së bashku me J Balvin dhe këngëtaren me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, kanë publikuar projektin e tyre më të fundit. Kënga mban titullin “Say My Name” dhe menjëherë të godet veshin muzika e realizuar e Dj spanjoll. Përsa i përket klipit ‘qershia mbi tortë’ e tij është Bebe Rexha. Këngëtarja shfaqet e veshur me ngjyra të ndezura, të cila i nxjerrin në pah linjat trupore. Sigurisht që kjo veshje është shumë e përshtatur me lëvizjet sensuale të cilat këngëtarja shfaq në klip. Kjo këngë është pjesë e albumit të shtatë të David Guetta, i cili u publikua gjatë muajit shtator.