“NË SEZONIN E ARDHSHËM…”/ Moderatorja shqiptare largohet nga emisioni pas 4 vitesh (FOTO) – AlpeGossip
“NË SEZONIN E ARDHSHËM…”/ Moderatorja shqiptare largohet nga emisioni pas 4 vitesh (FOTO)

“NË SEZONIN E ARDHSHËM…”/ Moderatorja shqiptare largohet nga emisioni pas 4 vitesh (FOTO)

Pas më shumë se 4 vitesh në emisionin që transmetohet çdo të shtunë në Tring, moderatorja Brunilda Lahe ka njoftuar sot largimin nga “My Living”.

Brunilda ka postuar në Instagram një video nga emisioni ku shprehet se sezonin e ardhshëm nuk do jetë pjesë e emisionit të cilin e drejtonte me Arjon Muçën.

“Në sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime. Unë nuk do të jem moderatorja e programit, por ky projekt është përtej meje. Jam e bindur se ju do të jetoni bukur, do të jetoni me Living”, shprehet Brunilda.

Në përshkrimin e videos moderatorja ka falenderuar të gjithë stafin që nga producentja e emisionit, autoren, gazetaren, regjisoren, operatorët etj.

“Faleminderit nga zemra, ka qene nje rrugetim i jashtezakonshem. Sfida me e madhe qe me rriti profesionalisht e me dhuroi kenaqesi e gezime pa mase!
Ky projekt eshte pertej meje, pertej nesh. Jam e bindur qe ju do jetoni bukur, do jetoni me Living”, shkruan në fund Brunilda.