HAILEY ”RINGJALL” PRINCESH DIANA-N/ Ja seti fotografik që i bëri të gjithë ta dashurojnë modelen – AlpeGossip
HAILEY ”RINGJALL” PRINCESH DIANA-N/ Ja seti fotografik që i bëri të gjithë ta dashurojnë modelen

HAILEY ”RINGJALL” PRINCESH DIANA-N/ Ja seti fotografik që i bëri të gjithë ta dashurojnë modelen

Në rast se nuk e dinit, këtë të shtunë (31 gusht), familja mbretërore dhe e gjithë bota kujtojnë  princeshë Dianën, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident rreth 2 dekada më parë. Ndonëse ka kaluar shumë kohë, njerëzit e ndjejnë mungesën e saj dhe përpiqen ta “ringjallin” në çdo formë të mundshme.

Modelja Hailey Baldwin Bieber, është një prej tyre dhe në nder të saj ka realizuar setin fotografik më fantastik të mundshëm për Vogue, Paris.

Një rikrijim i stilit të princeshës! Bluza të gjera, xhins blu, dhe pantallona të shkurtra çiklistësh. Nga fotot gruaja e Justin duket një Lady Diana e atyre viteve. Më mirë, shihini vetë fotot dhe gjeni nëse ka ndonjë ndryshim në stilin e të dyjave!

“I gjithë frymëzimi erdhi nga e bukura dhe ikona e modës, princeshë Diana. Për këtë stil, ju referova me aq sa munda asaj.  Faleminderit që na le pas modën ikonike dhe trashëgimi në stil!”

Ky projekt duket se është pritur shumë mirë nga ndjekësit e Hailey-it, të cilët kanë duartrokitur zgjedhjen e saj.

“Një nga setet më të mira fotografike që kam parë nëpër revista. Këto foto sapo më bën që të nxjerr pulovrat e vjeshtës dhe t’i vesh njësoj si ajo. Mbretërore dhe shumë e sofistikuar!”- shkruhet në njërin prej tyre.