KENI FLOKË TË LYER? Ja çfarë duhet të bëni që ti keni të shëndetshëm – AlpeGossip
KENI FLOKË TË LYER? Ja çfarë duhet të bëni që ti keni të shëndetshëm

KENI FLOKË TË LYER? Ja çfarë duhet të bëni që ti keni të shëndetshëm

Dihet që një flokë i lyer kërkon më shumë vëmendje se një flokë ende i virgjër. Pavarësisht cilësisë, boja mbetet një kimikat që e dëmton flokun. Kjo, kërkon që ju t’i trajtoni dhe të kujdeseni më shumë se më parë. Para se të kaloni tek produktet e shtrenjta apo maskat në parukeri, provoni këshillat më poshtë.

1. Mos mbani shumë kapele

Me siguri do të thoni ç’lidhje ka mes flokëve të lyer dhe kapeles, por ja që është diçka. Kapelet dhe aksesoret e këtij lloji pengojnë qarkullimin normal të ajrit në flokë. Kjo bën që  skalpi i kokës të kalojë në njëfarë “asfiksie” dhe si pasojë e kësaj flokët do të humbasin shkëlqimin e tyre.

2. Kujdes me pjastrën dhe çdo gjë tjetër që i djeg!

Stlimi i flokëve me anë të mjeteve të nxehta dëmton jo vetëm flokët e lyer por edhe ata të palyer. Bëni kujdes me përdorimin e mashës dhe tharëses, në rast se dëshironi të keni flokë të shëndetshëm dhe me një ngjyrë intensive.

3.Maskat vajore do t’ju shpëtojnë

Sidomos para larjes është shumë i këshillueshëm përdorimi i maskave me përmbajtje vajore. Këto të fundt bëjnë që floku të jetë më i mbrojtur ndaj gërryrjes që i shkakton solucioni larës.

4. Mos i lani shpesh!

Vetë boja ka tendencën për ta bërë flokun më të thatë. Nëse i lani shpesh flokët tuaj, shumë shpejt do të filloni të keni probleme me tharjen e lëkurës së kokës. Specialistët këshillojnë larjen e flokëve të lyer vetëm 2-3 herë në javë. (Kjo vlen dhe për ato që nuk kanë flokë të lyer.)